Bunjaki e priste humbjen

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se e priste një humbje nga Turqia në ndeshjen e sotme miqësore. Por, ai e vendos rezultatin 6:1 në plan të dytë dhe fajëson golin e hershëm që sipas tij pati ndikim të madh tek skuadra.

Sport

21/05/2014 21:53

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki pranoi se priste humbje nga ndeshja miqësore kundër Turqisë.

Ai madje pranoi se rezultati përfundimtar 6:1 ka mundur të jetë edhe më i thellë në favor të mysafirëve.

Por, ai insiston se dueli do të ndihmojë në zhvillimin e skuadrës.

“Unë nuk mendoj se rezultati është në plan të dytë kur kemi të bëjmë me futboll. Gjithsesi, edhe futbolli ka disa nivele. Sonte pësuam gol shumë shpejtë dhe ndikoi në mënyrë psikologjike”, deklaroi Bunjaki në konferencë për shtyp pas ndeshjes. 

“Për ne ishte e rëndësishme të kishim një ndeshje ndaj një kundërshtar të tillë, me një kualitet të lartë. Nuk e kemi pasur rastin më parë të luanim ndaj një kundërshtari të tillë, por për zhvillimin tonë ishte e rëndësishme të luanim”, u shpreh ai.