Bundesliga rikthehet me spektakël, vendosën edhe rekorde

Java e tetë e Bundesligës  është hapur të premten në mbrëmje, me ndeshjen Frankfurt-Dusseldorf, që është fituar me rezultatin e thellë 7-1 nga vendasit.

Sport

19/10/2018 23:30

Kjo ishte një ndeshje që ka vendosur edhe një rekord në kategorinë kryesore të futbollit gjerman, jo për numrin e golave, por për moshën e autorit të pjesës më të madhe të tyre, përcjell lajmi.net.

Luka Jovic , në fakt, është bërë lojtari më i ri (20 vjeç e 300 ditë) që shënon 5 gola në historinë e Bundesliga-s dhe i pari në historinë e Frankfurt që e bën një gjë të tillë.

Pasi Haller ka zhbllokuar takimin me një penallti në minutën e 20-të, Jovic ka shënuar të dytin dhe të tretin në minutat 26-të dhe 34. Kjo sekuencë është përsëritur edhe në pjesën e dytë, me Haller që ka shënuar në të 50-ën dhe Jovic që ka realizuar tre golat e tjerë (55′, 69′, 72′).

Kësisoj, Frankfurt pozicionohet në pozitën e gjashtë në tabelë, me 13 pikë, kurse Dusseldorf mbetet në pozitën e fundit me 5 pikë./Lajmi.net/