Bundesliga publikon çiftet e sezonit të ri

Bundesliga ka zbuluar çiftet e sezonit të ri në Bundesligë. Kampioni në fuqi, Bayern Munich, do ta fillojë mbrojtjen e titullit me ballafaqimin kundër Wolfsburgut në Allianz Arena më 22 gusht.

Sport

24/06/2014 15:54

Kampioni në fuqi, Bayern Munich, do të fillojë mbrojtjen e titullit në Bundesligë më 22 gusht, kundër Wolfsburgut, në Allianz Arena. Kurse, në xhiron e dytë do të ndeshet me Schalken.

Fundjavë e para e edicionit të ri të elitës së futbollit gjerman po ashtu do të ballafaqojë Borussia Dortmundin me Bayer Leverkusenin kurse Schalker do të udhëtojë për t’u takuar me Hannoverin.

Skuadrat e promovuara këtë edicion, Koln dhe Paderborn do të takohen me Hamburgun përkatësisht Mainzin.

Derbi i parë i Ruhr mes Dortmundit dhe Schalkes do të zhvillohet në javën e fundit të gushtit, para se Bayern të takohet me ekipin e Jurgen Kloppit në fund të tetorit me ndeshjen e kthimit më 4 ose 5 maj.

Sezoni do të mbyllet me ballafaqimin e Bayernit kundër Mainzit kurse Dortmund do të luajë kundër Werder Bremenit. 

Orari i plotë: http://cdn.static.bundesliga.de/media/native/autosync/spielplan-bundesliga-2014-2015.pdf