Bulliqi: Unë dhe Adem Salihaj jemi jashtë listës, Vjosa Osmani në listë rezervë

Ashtu siç raportoi më herët lajmi.net, ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi nuk është pjesë e listës së kësaj partie për deputet.

Lajme

18/05/2017 23:00

Bulliqi e ka thënë këtë për klankosova.tv, duke shtuar se jashtë është lënë edhe kolegu i tij, Adem Salihaj.

Ai ka thënë më tej se Vjosa Osmani gjendet në një listë rezervë, njofton Klan Kosova.

“Unë dhe Adem Salihaj jemi lënë jashtë listës, kurse Vjosa Osmani gjendet në listën rezervë”, ka thënë shkurt Bulliqi.

Lexoni edhe:

Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj përfundimisht jashtë listës së LDK-së