Bulliqi thumbon nënkryetarët e LDK-së

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i komisionit për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, ka thumbuar krerët më të lartë të partisë së tij.

Lajme

22/09/2017 18:19

Nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, e kishin shpallur të përjashtuar nga LDK-ja, Bulliqin pasi kishte pranuar postin nga Haradinaj si kryetar i komisionit për kufirin me Malin e Zi.

Por sot Bulliqi ka thumbuar në Klan Kosova, dy nënkryetarët e LDK-së duke thënë se më shumë është ai në LDK sesa të tjerët që thonë se janë brenda.

“Ma shumë jam unë në LDK se sa ata sepse unë e di ku jam. Ata le ta shikojnë vetën”, ka thënë Bulliqi.