Bulliqi: Se shpejti do ta formojë grupin punues për demarkacionin me Malin e Zi

Shpejtim Bulliqi ishte dikur kundërshtuari më i madh i versionit aktual të demarkacionit që e kishte sjell komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e që dje e shkarkoi kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lajme

12/09/2017 14:50

Bulliqi tash ka marr detyrë nga kryeministri Haradinaj për ta nisur edhe një herë procesin e shënjimit të vijës kufitare, duke u vendosur në krye të komisionit.

Bulliqi ka thënë për lajmi.net se do ta formojë së shpejti grupin punues për t’i nisur procedurat përsëri për temën më të diskutuar të qeverisë së kaluar.

“Besoj qe jemi në fillim të kësaj pune dhe për çdo gjë do t’iu informojmë dhe do të jemi transparent. Është fillimi dhe nuk ka diçka që mund të diskutohet sot. Po presim. Mos insistoni më shumë sepse ende është herët”, ka thënë Bulliqi për lajmi.net.

Ndryshe lajmi.net ka qenë mediumi i parë që ka paralajmëruar shkarkimin e Murat Mehës nga komisioni shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. /Lajmi.net/