Bulliqi: Po t’i kishte LDK-ja votat, Demarkacioni moti do të kryhej

Deputeti i LDK-së dhe gjeografi Shpejtim Bulliqi tha sot se LDK-ja nuk i ka numrat për ta votuar Demarkacionin me Malin e Zi.

Lajme

10/08/2016 18:12

Madje ai thekson se po t’i kishte ky subjekt votat, çështja e ratifikimit do të kryhej qysh moti.

“Po t’i kishim votat kjo do të harrohej, sigurisht e ka problem me vota, pra është një nr i madh i atyre që mendojnë se puna kom shtet nuk ka qene ne rregull”, shpjegon ai.

Thekson se arsyeja e shtyrjes së seancës më 1 shtator pas vizitës së zv.presdientit amerikan Joe Biden është se Qeveria siç bën të ditur Bulliqi, nuk është e sigurt se do të mund ta kalojë këtë çështje.

“Para vizitë se Joe Biden kane qenë informata që të kryhet ky proces por fatkeqësisht ky vendim që të shtyhen në datën 1 shtator unë nuk ja u di arsyet por këtu ka një arsye që Qeveria nuk është e  sigurt që ka mundësi ta kalojë këtë çështje pasi numër më i madh i deputetëve janë të vendosur që ta japin kundër votën e tyre”, thotë ai në Info Magazine të Klan Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas Bulliqit, problemi është se të gjitha hulumtimet  e deritanishme treguan se se kemi ndryshim të vijës kufitarë nga ajo e 1974-ës./Lajmi.net