Bulliqi: Nuk e votova Thaçin, kërkojnë të më përjashtojnë nga partia

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se disa anëtarë të LDK-së, kanë kërkuar sot që ta largojnë atë nga partia.

Lajme

29/02/2016 23:52

Sipas tij, arsyeja është mos-votimi i tij për Hashim Thaçin president.

Këto deklarimi Bulliqi i ka bërë në një status në llogarinë e tij në facebook ku ka shkruar se  “Disa aventurier dhe servil politike të cilët deri me tani njihen si nomad neper disa subjekte politike, paskan kërkuar qe të me largojnë nga LDK-ja”.

Sipas tij, anëtarët e LDK-së duhet ulur e analizuar punët, në mënyrë që të vazhdojnë tutje drejtë konsolidimit të radhëve, për t’u përballur me sfidat që do ta presin këtë parti.

Ky është postimi i plotë i Bulliqit:

Sot në mbledhjen e kryetarëve te degëve të LDK-së disa aventurier dhe servil politike të cilët deri me tani njihen si nomad neper disa subjekte politike, paskan kërkuar qe të me largojnë nga LDK-ja për faktin se nuk kam votuar Hashim Thaqin për president. Ju bej me dije se unë ne karrierën time politike deri me sot kam kaluar neper te gjitha nivelet organizative të LDK-së, që nga kryetari i aktivit, nëndegës, nënkryetari e anëtari i kryesisë së degës e deri te anëtari i këshillit të përgjithshëm të LDK-së fal përkrahjes se elektoratit tonë besnik.

Nga kjo dua te ju bëjë me dije se veprimet e mia prej atëherë e deri me sot kane qene ne përputhje me kërkesat e elektorati Rugovian të LDK-së, të cilët edhe një herë i bëjë më dije qe do ti qëndroj besnik fuqishëm deri ne fund.

Por po duket që veprimi im kësaj radhe “nuk paskan qene” ne harmoni me disa prej interesave të këtyre sahanlëpirësve nomad te cilët me punën dhe angazhimin e vete deri sot e kanë treguar shume herë qe e kane sakrifikua interesin e partisë për atë personal.

Do te ishte mire qe te ndalët kjo gjuhe linçuese ne komunikim me publikun dhe strukturat ne të mire të LDK-së, të ulemi e të analizojmë punën dhe lëshimet e bëra deri me sot dhe te ecim ne drejtim te konsolidimit te radhëve për tu përballur me sfidat të cilat do ta presin LDK-në?