Bulliqi: Kryesia e LDK-së të jap dorëheqje, është fajtore për humbjen (Video)

Ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi që nuk u fut në listën e LDK-së për kandidat për deputet, ka thënë se si pasoj e eliminimit të njerëzve nga lista, LDK tashmë ka një rezultat të dobët.

Lajme

16/06/2017 21:51

Ai tha se për këtë, fajin nuk e ka vetëm Isa Mustafa, por e gjithë kryesia e LDK-së, që sipas tij duhet të jap përgjegjësi, madje deri në dorëheqje.

“Ne nuk mund ta akuzojmë një individ, në këtë rast, Isa Mustafën, si kryetar i LDK-së. Unë them që komplet kryesia e LDK-së, është pjesë e këtij faji të kësaj rënie drastike në nivel vendi… Dhe e njëjta duhet të reflektojë, të jap dorëheqje? Gjithsesi.”, tha ai  në RTV Dukagjini.

Ai tha se nëse një reformim nuk ndodhë së shpejti, LDK-ja do ta marr goditjen e radhës edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

“Po do të na jep prapë vendin elektorati. Kjo situatë që doli nga këto zgjedhje të përgjithshme, mendoj që në disa komuna është kartoni i verdhë, në disa komuna, është kartoni i kuq”, tha ai.

Ai gjithashtu, direkt kritikoi Bajram Gecajn, duke thënë se në degën e tij, ai ka marrë vetëm tetë vota, dëshmi kjo që tregon se ai nuk përfaqëson elektoratin