Bullgaria përfundon ndërtimin e një barriere me tela me gjemba në kufirin me Turqinë

Bullgaria përfundoi ndërtimin e 35 kilometrave të tjera të një barriere me tela me gjemba, pranë kufirit me Turqinë, në zonën e Jambolit.

Bota

30/05/2016 21:27

”Qëllimi i ndërtimit të kësaj barriere është pengimi i kalimit ilegal në Bullgari të migrantëve që vijnë nga Turqia”, theksoi sot media lokale bullgare.

Gjatësia e përgjithshme e kësaj pengese me Turqinë duhet të arrijë në 268 kilometra.

Ministrja e Brendshme bullgare, Rumjana Bahvarova, deklaroi tri muaj më parë se deri në fund të verës duhet të ndërtohen edhe 170 kilometra të tjera të kësaj barriere.