Bullgaria i është bashkuar NATO-s më 2004, por çështja e me çfarë avionë do të zëvendësojnë avionët MiG, ka vazhduar për më shumë se një dekadë.
NATO ka inkurajuar anëtarët e saj lindorë që të zhvillojnë apo të blejnë pajisje të reja nga anëtarët perëndimorë të aleancës.
Bullgaria ka thënë se e ka ndërmend që të blejë avionë luftarakë nga Shtetet e Bashkuara, Portugalia, Italia, Franca, Suedia dhe Izraeli.
Sipas planit të miratuar në Parlament, avionët që t’i blejë Bullgaria, duhet të jenë në përputhje me standardet e NATO-s.
Rreth 1 miliard dollarë do të përdoren për të blerë tetë avionët e parë, si dhe për trajnimin e ekipeve dhe për mbështetje logjistike.
Bullgari po ashtu do të shpenzojë rreth 1 miliard dollarë në makina të blinduara për tri batalione të këmbësorisë.