Bukuroshja shqiptare flet për marrëdhënien treshe në Paris..

Këtë javë në emisionin “Thumb” në Abc News ka qenë e ftuar Egla Harxhi.

Lifestyle

30/07/2017 17:08

Prej vitesh Egla jeton në Paris dhe ka krijuar familje me një fotograf. Por siç të gjithë e dimë Egla është e lidhur edhe me një femër.

Ajo nuk ka folur asnjëherë për të dhe kërkon që të mos jetë e njohur. Askush nuk di asgjë për të! Por ish miss-i është pyetur nga gazetarja për lidhjen e partnerit të saj me Ballkanin dhe nëse partnerja e tyre është shqiptare ose jo.

“Mendoj që e rëndësishme në këtë mes dhe ajo që e ka tërhequr nga ne është fakti se partnerja është shqiptare, por është rastësi se mund të ishte vajzë kroate, bullgare apo nga Kosova. Por është e vërtetë që partneri është i lidhur me Ballkanin pasi ndihet më mirë në Ballkan sesa në perëndim”.-ka shpjeguar Egla.