Bukuroshja meksikane që u kurorëzua “Miss Bota 2018”

Vanessa Ponce de Leon nga Meksika u shpall "Miss Bota 2018".

ShowBiz

10/12/2018 11:23

Vanessa Ponce de Leon e bëri hisorinë të shtunën, duke u bërë misi i parë nga Meksika që merr kurorën e “Miss Botës”, shkruan E! News, transmeton lajmi.net.

Kjo ngjarje këtë vit u zhvillua në Sanya City Arena, në Sanya të Kinës, kurse në garë ishin 117 konkurrente.

26 vjeçarja arriti t’i lë pas garueset tjera pëfshirë Miss Tajlandën, Nicolene Limsnukan, Miss Ugandën, Quiin Abenakyo, dhe vazjat e tjera nga Bjellorusia, Franca, Skocia, Xhamajka, Martinika, Meksika, Panama, Mauritius, Uganda, Nepali, Zelanda e Re dhe Tajlanda.

“Nuk mund ta besoj, unë me të vërtetë nuk mund ta besoj këtë”, tha në prapaskenë Mis Bota 2018 sapo mori kurorën.

Vanessa është e diplomuar për “Biznesin ndërkombëtar”, kurse ka punuar si modele dhe drejtuese e një emisioni në televizion. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrIXpyPgFfZ/

https://www.instagram.com/p/Bqs92WgABcx/

https://www.instagram.com/p/BqTrxKVAvat/