“Bukuroshja e Lalës” me çifteli në mes të Parisit (VIDEO) – Lajmi.net
“Bukuroshja e Lalës” me çifteli në mes të Parisit (VIDEO)
Autori: Lajmi.net Kulturë/Arte 14:31, 26 January 2018
Olti Vata është pjesë e një shoqate muzikore të Francës, ku edhe shkëmbejnë kulturat e ndryshme ndërkombëtare.

Dhe pikërisht çiftelia është instrumenti muzikor që ka dërguar Olti në këtë shtet evropian, i cili ka treguar për KultPlus se shumë shpesh me tinguj të çiftelisë i njofton edhe francezët, dhe jo vetëm.
“Francezët janë artistë, e pëlqejnë shumë instrumentin e çiftelisë, ata e duan muzikën e huaj”, ka thënë Olti për KultPlus.

Ai, pikërisht në një organizim të kësaj shoqate ka zgjedhë këngën “Bukuroshja e Lalës” dhe “Vallën e Kukësit”, i cili nëpërmjet tingujve ka bërë që muzika shqipe të jehojë edhe në Francë, përkatësisht në Strasburg.

“Asgjë nuk më bën më krenar se sa kur dëgjoj të rinj nga: Bosnja, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia, Ukraina e Franca, Gjermania e Venezuela të luajnë një ndër pjesët më të bukura të muzikës shqipe”, ka thënë Olti Vata.

Ai ka thënë para se të shkojë në Francë, ka qenë pjesë e Ansamblit të Mirditës, kurse përvojën e Shqipërisë tashmë po e ndanë me adhurues të kulturës në Francë./KultPlus.com

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master
  • Play Zombie Big Trouble