Bukuri e rrallë

Zakonisht kur publikohet një lajm që sjell ndonjë gol të bukur, emri i golashënuesit është Cristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Gareth Bale e disa të tjerë, yjet më të mëdhenj të futbollit në botë. Por, sot, nga Premierliga vjen një shënim i jashtëzakonshëm nga një futbollist për të cilin vështirë se keni dëgjuar më parë –…

Sport

15/12/2013 16:34

Zakonisht kur publikohet një lajm që sjell ndonjë gol të bukur, emri i golashënuesit është Cristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Gareth Bale e disa të tjerë, yjet më të mëdhenj të futbollit në botë.

Por, sot, nga Premierliga vjen një shënim i jashtëzakonshëm nga një futbollist për të cilin vështirë se keni dëgjuar më parë – na falni tifozë të Norwich Cityt – Gary Hooper.

Sulmuesi i Norwichit ka rikthyer apetitin për gola në javët e fundit kurse sot në ballafaqimin me Swansean realizoi për herë të katërt në gjashtë takimet e fundit në Premierligë.

Më herët, Nathan Dyer kishte kaluar mysafirët në epërsi në minutën e 12’të por Hooper përveç se e barazoi rezultatin, e bëri këtë me një gol që pa dyshim se do të jetë kandidat për golin e vitit në Angli.