Bukë të vogla franceze (VIDEO)

Thjesht të mrekullueshme. Shkojnë me çdo lloj darke ose dreke dhe janë aq të lehta për t'u bërë.

Lifestyle

11/02/2016 16:53

Përbërësit:

350 ml ujë të ngrohtë (45 C)

1 lugë gjelle tharmë buke

2 lugë gjelle sheqer

2 lugë gjelle vaj vegjetal

1 lugë e mesme kripë

500g miell i bardhë

Përgaditja:

Nxeni furrë në 200 shkallë C. Në një enë të madhe, përzini ujin, tharmën dhe sheqerin. Lëreni anash deri sa të trashet, rreth 10 minuta.

Në masën e tharmit shtoni vajin, kripën dhe gati gjysmën e miellit. Përzini pjesën e mbetur të miellit, shtoni pak nga pak, deri sa të hiqet nga anët e enës. Vendose në një sipërfaqe të miellosur pak dhe ngjeshe deri sa të jetë elastike dhe e butë, rreth 8 minuta.

Vajoseni lehtë një enë të madhe, vendoseni brumin në mes dhe kthejeni që të mbulohet me vaj. Pastaj mbulojeni me një leckë pak të lagur dhe lëreni të dyfishohet, rreth një orë.

Hiqeni brumin nga ena dhe vendoseni në një sipërfaqe të miellosur. Ndajeni brumin në 16 pjesë të barabarta dhe formësoni në toptha të rrumbullakët. Vendoseni në një tepsi me vaj të paktën 5cm larg njëra-tjetrës.

Piqeni për 18-20 minuta, ose deri sa të marrin një ngjyra kafe të hapur./lajmi.net.

Ju bëftë mirë!

YouTube player