Bukë focaccia me rozmarinë

Kjo është një recetë e lehtë për bukë focaccia, të cilën do ta shijojnë të gjithë.

Lifestyle

06/04/2016 16:01

Përbërësit:

450g miell
1 lugë e mesme sheqer
1 lugë e mesme kripë
1 lugë e mesme tharmë buke
250ml ujë
2 lugë të mesme vaj vegjetal
1 vezë
3 lugë të mesme vaj ulliri
1 lugë e mesme rozmarinë e thatë

Metoda:

Përzini 125g miell, sheqer, kripë dhe tharmë. Nxeni ujin dhe vajin vegjetal deri sa të jetë i ngrohtë dhe shtoni masën e tharmit bashkë me vezën. Rrihni me mikser elektrik në një shpejtësi të vogël deri sa të jetë e lagët. Përzini për 2 minuta të tjera. Shtoni 200g miell duke përzier, deri sa brumi të hiqet nga ena.

Ngjesheni bukën në 125g miell në një sipërfaqe të miellosur. Mbulojeni me një enë dhe lëreni të rrijë për 5 minuta. Vendoseni brumin në një enë për pjekje të lyer me vaj. Hapeni brumin në 15cm. Mbulojeni me letër plastike dhe një leckë kuzhine. Vendoseni në një vend të ngrohtë për 30 minuta.

Shpojeni brumin me lugë dhe lyejeni pjesën e sipërme me vaj ulliri dhe rozmarinë.

Pjekeni për 200C për 17-27 minuta, ose deri sa të marrë një ngjyrë ari. Hiqeni nga ena e pjekjes për t’u ftohur dhe servoni./lajmi.net

Ju bëftë mirë!