Bukë e zezë apo e bardhë: Zgjidhet dilema, cila është më e shëndetshme

Efekti i dietës tek pesha varet nga mënyra sesi organizimi i gjithkujt reagon ndaj ushqimeve të ndryshme.

Fun

20/02/2017 14:44

Të vënë përpara zgjedhjes së bukës së zezë të bërë vetë dhe asaj të bardhë të prodhuar në masë, të paktë do të ishin ata që do të mendonin se e dyta nuk kontribuon në obezitet. Por një studim i ri ka arritur në përfundimin se nuk ekziston buka e keqe apo ajo e mirë, kur vjen puna tek rënia në peshë.

Në fakt, sipas disa studiuesve izraelitë, efekti i dietës tek pesha varet nga mënyra sesi organizimi i gjithkujt reagon ndaj ushqimeve të ndryshme.

“Ne kemi zbuluar se ashtu si për çdo ushqim tjetër, reagimi i trupit tonë ndaj llojeve të bukës është tërësisht personal. Ky efekt i personalizuar ekziston për çdo ushqim që ne konsumojmë, ndaj nuk ka as edhe një ushqim të mirë ose të keq, ose ato që quhen super ushqime.”- shprehet Dr. Evan Elinav i Institutit të Shkencave Weiszmann në Izrael.

Studiuesit testuan dy llojet e bukëve në një total prej 40 personash për disa javë. Persona në të dy grupet patën rritje të sheqerit në gjak pas ngrënies së njërës apo tjetrës bukë, por efekti i tyre në peshë ishte thuajse i njëjtë për të gjithë.

Dr. Elinav u shpreh se vendimtarë në reagimin tonë ndaj ushqimeve të ndryshme, janë bakteret në zorrët tona. Sipas tij, përpilimi i një diete specifike për çdo person, bazuar në bakteret në zorrët e tij, mund të normalizojë nivelin e sheqerit në gjak.

Buka është një burim i vlefshëm proteinash, karbohidratesh, fibrash dietike, vitaminash dhe shumë mineralesh.

Udhëzimet dietike rekomandojnë që sasia e moderuar që të rinjtë duhet të konsumojnë, është 4 ose 5 feta bukë në ditë. Njerëzit aktivë, që nuk janë mbipeshë, mund të hanë më shumë.