Buka më e shëndetshme që ekziston: Pastron trupin nga yndyrat dhe mbetjet toksike! – Lajmi.net
Buka më e shëndetshme që ekziston: Pastron trupin nga yndyrat dhe mbetjet toksike!
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 8:28, 10 March 2018
Kjo bukë pa miell është njësoj nutritive si edhe produktet e tjera të furrës, mirëpo edhe e pasur me proteina, vitamina, amino-thartira, yndyra, hidrokarbure dhe minerale.

 

Kjo bukë stimulon prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinën, lehtëson eliminimin e substancave kancerogjene dhe toksike nga organizmi, por edhe eliminon kolesterinën dhe rekomandohet për preventivën e diabetit, arterosklerozës dhe celulitit.

Ky lloj i bukës bëhet nga kokrrat e mbira të grurit me shtesë minimale të tharmit dhe kripës dhe pa aditiv dhe konservanse, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 300 g grurë,
▪ 100 g elb,
▪ 2 lugë susam,
▪ 2 lugë fara liri,
▪ 2 lugë bërthama luledielli,
▪ 1 lugë e vogël kripë,
▪ gjysmë tharmi i freskët,
▪ 50 ml ujë.

Përgatitja:

Procesi i gatimit të kësaj buke zgjat pak më shumë, prandaj duhet të ndani kohë për ta gatuar.

Filloni me hedhjen e ujit sipër grurit. Gruri duhet të qëndrojë në ujë tri ditë derisa të fillojë të mbijë.

Kohë pas kohe ndërroni ujin në mënyrë që gruri të mos prishet.

Pas tri ditësh kullojeni grurin dhe bluajeni në blender. Do të përftoni masën e ngjashme me brumin.

Në atë masë shtoni grimcat e grurit dhe të elbit. Është mirë që grimcave t’u qitni pak ujë të ngrohtë në mënyrë që të zbuten.

Në masë mund të shtoni fara luledielli, liri dhe susami, të cilat më parë duhet t’i keni fërguar pak në tigan.

Në 50 ml ujë zbërtheni gjysmën e tharmit të freskët dhe një lugë sheqer.

Kur tharmi të bymehet, shtojeni në masë dhe ngjisheni me dorë.

Shtoni një lugë të vogël kripë dhe përhapeni kripën nëpër masë, pastaj masën vendoseni në tepsi për pjekje rreth 30 minuta.

Nxeheni furrën në 220 gradë celsius.

Para pjekjes qitni disa kube akulli në mënyrë që të krijohet avulli i cili do t’i mundësojë bukës që edhe më shumë të bymehet.

Piqeni rreth 45 – 50 minuta.

Kontrollojeni a është pjekur duke e shpuar ashtu siç veproni kur piqni gurabija.

Fjalët kyçe: buka më e shëndetshme

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master
  • Play Supercar Showdown