Bujqësia e Kosovës mundësi për hapjen e vendeve të punës

Kosova ka shumë toka të mira që mund të gjenerojnë prodhime të mira bujqësore, por për të pasur një prodhim sa më cilësor nevojitet që projektet dhe aplikimet të bëhen sa më mirë.

Lajme

06/04/2018 09:12

Agroekonomisti Leart Osmani tha se bujqit e Kosovës kanë nevojë që të kenë mjete më të mira për të pasur një prodhim më të mirë dhe të madh.

“Dihet se bujqësia e Kosovës, është pak më mbrapa. Një problem është se tokat e Kosovës, janë shumë të parcializuara, pra janë shumë të ndara dhe për këtë nuk jemi konkurrent”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ka interesim për tu marr me bujqësi edhe nga të rinjtë, dhe për të konkurruar me produktet të ndryshme në institucionet e Kosovës, por një problem është se janë kriteret shumë të rrepta.

“Bujqësia e Kosovës më shumë është familjare, por duhet të shikojmë që të ecim përpara dhe të zhvillojmë këtë fushë e cila shihet si mundësi për të pasur më shumë zhvillim ekonomik të Kosovës”, theksoi ai.