Bujar Syla, dëshmor i UÇK-së dhe student martir i Universitetit Bujqësor Kamëz-Tiranë

Dëshmori i kombit, Bujar Syla ishte edhe i penës edhe i pushkës. E filluam kështu që të ndajmë me ju lexues lidhjen direkte të penës dhe pushkës. Bujar Syla i lindur nga nënë Servetja dhe babë Esati u frymëzua në familjen e tij për arsimim dhe atdhedashuri.

Lajme

29/03/2017 10:00

Blerimi, vëllau i madh studioi dhe veproi në Rumani, tani doktor.

Lulzimi, inxhinier i agronomisë, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës. Që të tre pjesëmarrës në të gjitha demonstratat dhe lëvizjet kombëtare për çështjen e shqiptarëve në Kosovë.

Bujari filloi studimet në Prishtinë e i vazhdoi në Tiranë. Duke qenë të përndjekur vazhdimisht nga regjimi Bujari stabilizohet në Tiranë ku absolvon në fakultetin e veterinës në Kamëz-Tiranë, por aktivitetin e tij nuk e ndal asnjë moment.

Bujari ishte pranuar edhe në universitetin e Vjenës dhe të Berlinit, por këtë vendosi që ta refuzoi për shkak të aktivitetit të tij patriotik.

Në Tiranë, Bujar Syla kishte takime të shumta me veprimtar të shquar si nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Po i përmendim disa: Abdi Baleta, Azem Hajdari, te rinjtë nga lëvizja evropiane, Kadri Oroshi etj. Ishte studenti qe kërkoi armë në zyrën e Republikës se Kosovës në Tiranë ku në atë kohe i lindin edhe probleme.

Bujar Syla punoi në logjistiken e UÇK-së duke ndihmuar në bartjen e armëve dhe trajtimin e të plagosurve.

Bujari mbante kontakte te vazhdueshme për situatën e krijuar në Kosovë me vëllezërit Blerimin e Lulzimin i cili ishte i radhitur në radhët e UÇK-së që nga ditët e para.

Përfundimisht pas fillimit të bombardimeve të NATO-s Bujar Syla me shokët e tij vendosin që të mësyjnë me armatim të rëndë kufirin shqiptaro-shqiptar. Është mese e njohur thënia e tij në mbledhjen e fundit “doktorët po vriten në Gjakovë e ne duhet të hyjmë atje”.

Kjo ishte shtytja e Bujar Sylës që të shpëtojë popullin dhe intelektin e saj nga regjimi fashist serb.

Bujar Syla bashkë me 13 shokë ra dëshmorë në Shishmon të Bokës, por është rast unik që Bujari dhe shokët e tij janë në arkivol dhe prehen në paqe në varrezat e dëshmorëve të Gjakovës..

Lavdi veprës dhe jetës së dëshmorit, martirit student Bujar Esat Syla me shokë.