Bujar Qamili acarohet me Rozana Radin,’Vetëm mos të takofsha se…’

Nuk kanë qenë të rralla herët që detajet teknike në një emisionin televiziv janë kthyer në mollë “fërkimesh” mes artistëve dhe moderatorëve.

ShowBiz

29/05/2018 14:18

Së fundmi, është Bujar Qamili ai që ka treguar në emisionin “Rreze Mëngjesi” të Erjona Rusit dhe Alban Musas pakënaqësinë ndaj moderatores së emisionit “Boom” në Ora News.

Duke folur për një deklaratë të tijën në këtë emision ku shprehej se i blinte parfum të dashnores, Qamili është shprehur: “Shiko gazetarët i dua shumë, por më duket se këtë deklaratë ma kanë deformuar. Më duket se e kam thënë tek Rozi Radi (emisioni Boom) por ma ka deformuar. Po kush qenka ai burrë trim që thotë se i blen parfume dashnores? Unë e kam shumë shoqe Rozin, ajo thotë që e kam thënë unë, por për Zotin moj Roz vetëm mos të takofsha. M’i ka ik pak muhabetit, më duket.”lapsi