Bujar Nishani tregon nëse do të kandidojë për të parin e PD-së

Bujar Nishani nuk do të kandidojë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Lajme

01/07/2017 15:47

Në një intervistë për televizionin publik Nishani thotë se pas përfundimit të mandatit si President do t’i kthehet jetës politike në radhët e demokratëve.

Nishani thotë se ringritja e Partisë Demokratike duhet të vijë përmes bashkimit të saj.

Kreu i Shtetit nuk e fsheh shqetësimin për fenomenin e shitblerjes se votës. Megjithatë problemi me i madh i këtyre zgjedhjeve sipas tij është pjesëmarrja e ulët në votime.

Sipas Presidentit Nishani edhe Bashkimi Europian ka qenë i shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri.