Bujar Bukoshi rikthehet pas një sëmundje të rëndë

Ish –Kryeministri i Kosovës në ekzil Bujar Bukoshi është shfaqur sot në hapjen e ekspozitës për kontributin e Presidentit Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës bashkë me Hashim Thaçin.

Lajme

24/05/2018 15:46

Bukoshi viteve të fundit është trajtuar në Gjermani pasi është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë. Gjendja e tij shëndetësore tani duket të jetë e përmirësuar.

Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendëskryeministri në Kosovën e pavarur, Bujar Bukoshi, është ndihmuar nga shteti me 90 mijë euro për shërim jashtë vendit. Bukoshi i cili ka udhëhequr për tri vite shëndetësinë në Kosovë, kishte kërkuar shërim në një spital në Gjermani

Por, sot gjatë ekspozitës ai ka folur për dialogun me Serbinë, për fazën përbyllëse duke thënë se optimist. Hashim Thaçi, si President i vendit pritet ta drejtojë këtë proces nga pala kosovare, por ai po përballet me vështirësi kur është fjala për gjetjen e mbështetjes tek partitë politike, të cilat nuk e konsiderojnë figurë unifikuese.

Ish-kryeministri në ekzil, ishte edhe Ministër i Shëndetësisë në vitet 2007-2010 në Qeverinë Thaqi 1 dhe ish-zëvendëskryeministër në vitet 2010-2013 në Qeverinë Thaqi 2 ku Bukoshi arriti nëpërmjet Listës “Ibrahim Rugova” së bashku me Dardan Gashin dhe Ukë Rugovën.