Bugatti zbulon modelin ‘Grand Sport Vitesse’

Edicionet speciale të veturave të famshme vazhdojnë të vijnë. I fundit me zbulimin e modelit të ri është edhe Bugatti.

Auto & Tek

19/08/2014 20:34

Bugatti ka zbuluar modelin më të fundit të llojit Veyron në plazhin Pebble, Kaliforni. Vetura është quajtur Grand Sport Vitesse dhe është e dizajnuar në ngjyrë të verdhë dhe të zezë, duke dhënë një skemë të ngjyrave mjaft të bukur, transmeton Lajmi.net.

Ngjyra e jashtme e kësaj veture është e inspiruar nga ngjyrat historike të familjes së Bugatti-të, sikur modelet 41 Royale, 55 dhe 44.

Përveç që duket gati identik me versionin e vjetër, grilat e veturës përmbajn incialet e klientit që e blenë. Besoni apo jo, ky proces i krijimit të kësaj veture morri 200 ditë kohë.