Bugatti Veyron “Black Bess” do të shfaqet në Pekin

Ashtu si makinat e tjera legjendare, vetëm tre makina të këtij modeli do të prodhohen, që të gjitha të bazuara në versionin Veyron 16.4 Grand Sport Vitesse të Bugatti. Modeli “Black Bess” është ndërtuar për të famshmin francez të aviacionit Roland Garros. Bugatti ka dizajnuar vetëm shtatë modele dhe 18 vetura gjithsej mes viteve 1912-1914, që përdorte…

Auto & Tek

14/04/2014 16:51

Ashtu si makinat e tjera legjendare, vetëm tre makina të këtij modeli do të prodhohen, që të gjitha të bazuara në versionin Veyron 16.4 Grand Sport Vitesse të Bugatti.

Modeli “Black Bess” është ndërtuar për të famshmin francez të aviacionit Roland Garros. Bugatti ka dizajnuar vetëm shtatë modele dhe 18 vetura gjithsej mes viteve 1912-1914, që përdorte një motor 5.0 litërsh me katër cilindra, që do ta çonte veturën në një shpejtësi maksimale prej 160 kmh.

I emëruar në bazë të një kali vrapues, modeli “Black Bess” i Garro-së është njëri prej 18 njësive ende në ekzistencë. Ashtu si makina origjinale e Garro-së, Veyron Black Bess është ngjyrosur krejtësisht e zezë dhe me disa theksime të vogla prej ari.

Në brendësi, Bugatti Veyron Black Bess përmbanë një lëkurë të cilësisë së lartë, që e bënë atë të vlejë 3 milionë dollar dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 408 kmh. Çfarë e bënë me të vërtetë të veçantë këtë veturë është dizajni i skenave historike të aeroplanit të Garros-së në të dy pjesët e saj, mbi panelet e dyerve dhe në qendër.

Modeli Veyron Black Bess, 8.0 litërsh quad-turbo, do të shfaqet në mbrëmjen e veturave në Pekin, së bashku me veturën origjinale të Garro-së.