Bugatti prezanton Chiron 2.6-milionshe (FOTO)

Bugatti ka prezantuar sot pasardhësin e Veyron, Bugatti Chiron. Me rreth 1,500 kuaj-fuqi, po lemë imagjinatën tuaj të bëjë llogaritjet përsa i përket fuqisë dhe shpejtësisë së kësaj "bishe"

Auto & Tek

01/03/2016 00:38

Bugatti Chiron shkon nga 0 në 100 km/h në vetëm 2.5 sekonda, falë katër turbove të mëdha, që arrijnë të prodhojnë 1,500 kuaj-fuqitë.

Shpejtësia megjithatë është e kufizuar, dhe nuk mund t’i kalosh dot 420 km/h. Gomat e Chiron janë prodhuar enkas për këtë makinë nga Michelin, dhe Chiron ka brenda një motor të ridizajnuar të Veyron, një motor 8-litërsh W16.

Kompania do të prodhojë vetëm 500 nga këto makina, dhe do të shiten $2.6 milionë për copë.

“Bugatti ka vënë në provë kufizimet e fizikës,” ka thënë presidenti i kompanisë, Wolfgang Durheimer. “Chiron është rezultati i përpjekjeve tona për të përmirësuar më të mirën”./lajmi.net

01_CHIRON_dynamic_34-front_WEB.0 08_CHIRON_Molsheim_rear-up_WEB.0 12_CHIRON_dynamic_34-rear_WEB.0 16_CHIRON_rear-initial_WEB.0 26_CHIRON_Lock_WEB.0