Bugajski: Mos pranimi në NATO e BE, e shtynë Maqedoninë drejtë Rusisë

Maqedonia pa u pranuar në NATO dhe në BE, shkallë-shkallë do të jetë nën ndikimin e Rusisë. Dhe kjo gjë jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për disa fqinj të saj është e njëjtë. Rusia po e shfrytëzon mos futjen në NATO dhe kontestet midis fqinjëve që të ketë ndikim në rajon dhe kjo gjë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, vlerëson eksperti amerikan Janush Budajski

Lajme

24/12/2014 12:26

SHBA dhe BE nuk guxojnë të lejojnë të vazhdohet me kontestin rreth emrit dhe Maqedonia në muajt e ardhshëm duhet që të jetë e pranuar në NATO dhe pastaj edhe në BE, vlerëson eksperti amerikan Janush Bugajski nga Qendra për politika dhe analiza evropiane në Uashington.

Kontesti me emrin me Greqinë duhet që të zgjidhet sa shpejtë që të jetë e mundur, në muajt e ardhshëm. Amerika  duhet përsëri të fokusohet në Ballkan, ku anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe në Unionin Evropian është me prioritet. Ky nuk është një konflikt i mbyllur, por Maqedonia është një vend i mbyllur për shkak të vetos greke, thotë eksperti i Qendrës për analiza ekonomike politike, Janush Bugajski për televizionin maqedonas.

“Mendoj se ky kontest po zgjat shumë. Duhet ne, SHBA dhe Unioni Evropian, të i sqarojmë grekëve se është tepër vonë që ky kontest të vazhdojë dhe duhet që të zgjidhet. Nëse për këtë është e nevojshme shtypje, atëherë shumë mirë. Personalisht mendoj se evropianët kanë mundur që ta kushtëzojnë Greqinë për ta zgjidhur kontestin dhe t`i zgjidh raportet më fqinjët sidomos me Maqedoninë, kur i kanë lejuar një ndihmë për krizën financiare. Por nuk është vonë që kjo gjë të arrihet me një shtypje të caktuar mbi Greqinë, madje edhe me përjashtimin e Greqisë prej disa organizatave nëse nuk dëshiron që ta zgjidh kontestin dhe me kyçjen më të madhe të Maqedonisë, fillimisht në NATO”, deklaroi Bugajski.

Lëvizja e Maqedonisë jashtë NATO-s dhe Unionit Evropian është e keqe për rajonin, pasi që ky kontest për emrin duhet që shumë shpejtë të zgjidhet me qëllim që Maqedonia të anëtarësohet në dy organizatat, vlerësoi Bugajski.

“T’ju jap edhe një arsye pasi është me rëndësi. Maqedonia pa u pranuar në NATO dhe në BE, shkallë-shkallë do të jetë nën ndikimin e Rusisë. Dhe kjo gjë jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për disa fqinj të saj është e njëjtë. Rusia po e shfrytëzojnë mos futjen në NATO dhe kontestet midis fqinjëve që të ketë ndikim në rajon dhe kjo gjë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Atëherë Greqia do të jetë fajtore që i ka ndihmuar Putin-it për të krijuar jo stabilitet në Ballkan”, theksoi Bugajski. /lajmpress.com/