“Buffoni duhej ta godiste gjyqtarin”

Ish portieri i Juventusit, Stefano Tacconi, ka thënë se po të ishte në vend të Gianluigi Buffonit, do të godiste gjyqtarin e ndeshjes çerekfinale Real Madrid – Juventus.

Sport

12/04/2018 19:34

Real Madrid siguroi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Juventusit në një fund dramatik në ‘Santiago Bernabeu’, ku goli që i solli kualifikimin ‘Los Blancos’ u shënua në minutën e 97’ nga penalltia.

Ishte Mehdi Benatia që ndërhyri në Vasquezin, ndërsa gjyqtari Michael Oliver nuk hezitoi të akordonte penallti.

Tek ky moment, gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq Buffonin, i cili e ofendoi pas akordimit të penalltisë.

“Duke e ditur se do t’i jap fund, do ta kisha goditur në fytyrë Oliverin”, ka deklaruar Tacconi.

“Do të ishte një fund i shkëlqyer për një karrierë të mrekullueshme. Nuk mund të akordoni penallti të tillë në minutën e 95’. Psikologjikisht të gjithë janë të tensionuar dhe nuk mund të jepni një penallti të tillë”./Lajmi.net/