Buffon zyrtarisht në telashe

Gianlugi Buffon do t’i përgjigjet komisionit disiplinor të UEFA-s për reagimin e tij ndaj gjyqtarit Michael Oliver.

Sport

11/05/2018 17:22

Në ndeshjen Real Madrid 1:3 Juventus, portieri italian u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes, kur gjyqtari Oliver akordoi penallti për skuadrën ‘Los Blancos’, penallti që u shndërrua në gol nga Ronaldo, e që solli eliminimin e ‘Zonjës së Vjetër’.

Me vendimin e gjyqtarit Michael Oliver, Buffon nuk u pajtua assesi, duke dalë nga vetja e tij e duke mos kursyer as ofendimet.

Ky veprim i tillë, do të sanksionohet nga komisioni disiplinor i UEFA-s, i cili ka ftuar Buffonin për t’u deklaruar më 31 maj./Lajmi.net/