Buffon ‘transferon’ yllin e madh të Juventusit në PSG

Pas Gianluigi Buffonit, edhe një yll i madh i Juventusit mund të transferohet në Paris Saint-Germain.

Sport

10/07/2018 07:29

Gianluigi Buffon është prezantuar si portier i ri i Paris Saint-Germain.

Por, legjenda e Italisë mund të mos jetë i vetmi përforcim i klubit francez nga Serie A, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Gianluaca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se ardhja e Buffon mund të përcillet me transferimin e mbrojtësit të majtë të Juventusit, Alex Sandro, përcjell “lajmi.net”.

Në rast të blerjes së Cristiano Ronaldos nga Real Madrid, “Bianconerët” do të jenë të detyruar të shesin për të ruajtur bilancin pozitiv financiar.

Dhe, PSG shpreson që efekti i Buffonit mund ta bind Sandron të nënshkruajë në Parc des Princes. /Lajmi.net/