Buffon: Ronaldo do të fitojë

Portieri i Juventusit dhe Kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, beson se që ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ta fitojë Topin e Artë.

Sport

03/12/2014 11:58

Portieri i Juventusit dhe Kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, ka thënë se pret që ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ta fitojë Topin e Artë, për vitin e dytë të njëpasnjëshëm.

Ronaldo është në mesin e finalistëve së bashku me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, dhe portierin e Bayern Munichut dhe Kombëtares gjermane, Manuel Neuer.

Por, Buffon pret triumfin e Ronaldos.

“Ronaldo, edhe nëse nuk do ta kishte fituar Ligën e Kampionëve, futbollisti që është më i miri në një moment të caktuar duhet të shpërblehet”, deklaroi Buffon gjatë një interviste për “FIFA.com”.

“Ronaldo, përveç karrierës së mrekullueshme dhe nivelit të lartë të paraqitjeve për një periudhë të gjatë, ka bërë diqka të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit, dhe e meriton mirënjohjen”, u shpreh ai.