Buffon nuk pensionohet, afër top klubit nga Liga e Kampionëve

Gianluigi Buffon ka ofertë nga Paris Saint-Germain.

Sport

18/05/2018 07:55

Gianluigi Buffon konfirmoi vendimin për largim nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, portieri legjendar planifikon të vazhdojë të luajë.

Mediat italiane raportojnë se Buffon është duke shkuar drejt vazhdimit të karrierës në futbollin evropian por larg nga Serie A.

“Gianluca di Marzio” ka njoftura se Buffon ka ofertë nga Paris Saint-Germain, përcjell “lajmi.net”.

Klubi i pasur francez i ka ofruar kontratë dyvjeçare për kalim në Paris dhe fjala e fundit i takon Buffonit. /Lajmi.net/