Buffon më në fund thyen heshtjen, ja çfarë thotë për penalltinë – Lajmi.net
Buffon më në fund thyen heshtjen, ja çfarë thotë për penalltinë
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 21:52, 14 April 2018
Kapiteni i Juventus Gigi Buffon mbron komentet e tij për arbitrin Michael Oliver. Portieri është larguar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Real Madrid për protestat pas akordimit të penalltisë në sekondat e fundit.

Buffon është kritikuar për komentet e tij por tani ka thyer heshtjen: “Nuk kam pse kërkoj falje pasi jam një qenie njerëzore me shumë pasion dhe ndjenja.

“Ky jam unë, ndonjëherë mund të duket e tepërt, por ky jam unë, Giigi Buffon. Thashë atë që kisha në mendje dhe pikë. Në atë moment, nuk mund t’i kërkosh një njeriu që jeton me sportin të jetë i balancuar pasi megjithëse mund të kenë qenë të ekzagjeruara, kanë qenë mendime logjike. Do t’i thosha prapë të gjitha.

“Mbase me një gjuhë tjetër, një më të civilizuar, le të themi. Një arbitër me eksperiencë nuk do të kishte vërshëllyer por do të kishte lënë dy ekipet të luftonin deri në fund.

“Jam i sigurt se Oliver do të bëhet një arbitër i madh në të ardhmen. Por në atë moment ai ishte shumë i ri për t’u përballur me atë situatë komplekse. Gjithsesi nuk kam hatërmbetje ndaj tij.  nuk jam i inatosur me të. Gjithçka përfundoi aty.

“Nuk ishte një situatë që mund të thuhet se ishte 100% penallti. Unë nuk po them se nuk ishte, por them se ishte një situatë e dyshimtë, për mendimin tim një arbitër me eksperiencë do të kishte vepruar ndryshe.”

Fjalët kyçe: Gianluigi Buffon

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball