Buffon me deklaratë emocionuese për përballjen me Casillas

Juventusi, nesër (e mërkurë) në kuadër të Ligës së Kampionëve, luan në udhëtim te Porto.

Sport

21/02/2017 19:13

Ndeshjen në stadiumin ‘Dragao’ e ka cilësuar shumë të vështirë portieri Gianluigi Buffon, i cili po ashtu ka folur edhe për Iker Casillasin, mikun e tij që mbron portën e Portos.

“Ne jemi të vetëdijshëm. Porto është një ekip që gjithmonë dëshiron të arrij qëllimet e saja. Ndeshja e nesërme nuk do të jetë e lehtë”, ka deklaruar Buffon, përcjell lajmi.net.

“Kemi kundërshtar Casillasin, do të jetë kënaqësi ta takojë sërish atë”, ka shtuar portieri italian.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6