Buffon: Juventusit i mungon një Messi ose Ronaldo

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon ka thënë se ekipit të tij, dhe të gjithë të tjerëve që nuk e fitojnë Ligën e Kampionëve u mungon një futbollist si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Sport

12/12/2014 10:49

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon ka thënë se skuadrës së tij i mungon një futbollist i kalibrit të Cristiano Ronaldos ose Lionel Messit, për të luftuar për titullin e kampionit kontinental. Bianconerët janë kualifikuar tutje nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve, por Buffon është i kujdesshëm sa i përket objektivit.

“Juventusit i mungon e njëjta gjë si shumicës së skuadrave që nuk e fitojnë Ligën e Kampionëve: ne nuk kemi një Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi”, deklaroi Buffon për të përditshmen sportive spanjolle “AS”.

“Ata kanë rëndësi të madhe në ekipet e tyre sepse edhe në paraqitjet më të dobëta, ata shënojnë nga së paku një gol. Është me rëndësi kur i filloni ndeshjet me avantazh 1:0. Është avantazh i mirë”, u shpreh ai.