Buffon: Italia ka vetëm një talent të vërtetë

Gianluigi Buffon ka thënë se Marco Verratti është talenti i vërtetë i futbollit italian.

Sport

27/09/2018 19:14

Kombëtarja e Italisë ka pësuar rënie viteve të fundit, duke dështuar të sigurojnë edhe një vend që dërgon në botëror, për herë të parë në 57 vitet e fundit.

Procesi i rindërtimit të skuadrës ka filluar me emërimin e Robert Mancinit trajner të ekipit kombëtar.

Ish trajneri i Interit dhe Manchester Cityt, po ndërton skuadrën rreth lojtarëve të rinj, me Marco Verrattin çelësin kryesor të funksionimit të ekipit.

Portieri legjendar i Italisë, Gianluigi Buffon, ka vlerësuar lartë bashkëvendësin e tij, duke e cilësuar talent të vërtetë të futbollit italian.

“Marco është një lojtar i jashtëzakonshëm, në këtë moment ai është talenti i vërtet i futbolli italian, në aspektin e mënyrës se si ai luan, cilësitë që ka, dhe mënyrën se si e sheh këtë lojë”, ka deklaruar Buffon për mediet italiane, përcjell lajmi.net.

“Këtu, Marco është më fat që luan përkrah lojtarëve të mëdhenj, të cilët janë në gjendje të kuptojnë se ku do të shkojë topi dhe ku e duan, kështu ju e vëreni se të gjitha lëvizjet janë të lehtësuara”./Lajmi.net/

YouTube player