Buffon i zhgënjyer njofton se po e lë Italinë

Gianluigi Buffon ka shprehur keqardhjen që Kombëtarja e Italisë ka mbetur jashtë botërorit.

Sport

13/11/2017 23:07

Katër herë kampionët e botës, kanë dështuar të sigurojnë një vend që dërgon në botërorin e Rusisë së vitit 2018.

Italia barazoi 0-0 në ‘San Siro’, ndërsa ndeshjen e parë e kishte humbur 1:0.

“Nuk po më vije keq për mua, por për futbollin italian”, nisi deklaratën Buffon, në sytë e të cilit shihej shumë zhgënjim.

Buffon tutje ka konfirmuar edhe pensionimi nga Kombëtarja, duke thënë se po e lë Italinë me shumë krenari.

“Kemi krenari dhe forcë. Ne e dimë si të kthehemi përsëri siç kemi bërë gjithmonë. Po e lë një Itali që ka çka të tregojë. Përqafime për të gjithë, sidomos për ata që e kam ndarë këtë udhëtim”./Lajmi.net/