Buffon i tregon Neymarit dhe Mbappes se si fitohet Topi i Artë

Gianluigi Buffon ka zbuluar se si i motivon lojtarët e talentuar të PSG-së, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Sport

18/12/2018 21:52

Portieri i Kombëtares së Italisë, Giggi Buffon, këtë verë u transferua nga Juventus te Paris Saint Germain.

“Sipas mendimit tim, nëse Kylian vendos në mendjen e tij për t’u bërë numër një në dhjetë vitet e ardhshme, ai mund ta bëjë këtë, por kjo varet nga mendja e tij”, ka deklaruar Buffon, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai duhet ta bëjë atë kalim psikologjik në kokën e tij duke e thënë: Unë do ta fitojë pesë Topa të Artë në dhjetë vitet e ardhshme”.

“Nëse PSG dëshiron të fitojë, atëherë Mbappe dhe Neymar duhet të bëhen në mënyrë të pashmangshme lojtarët që bëjnë dallimin. Sipas mendimit tim, ne duhet t’i vendosim ata në atë gjendje psikologjike dhe fizike për të dhënë më të mirën e tyre, gjë që unë e bëj dhe i motivoj ata”.

“Më duket e pabesueshme që Neymar ende nuk e ka fituar Topin e Artë. Këtë ia them çdo ditë”./Lajmi.net/