Buffon i ‘lutet’ Reusit

Gianluigi Buffon ka bërë shaka në konferencë për shtyp para ndeshjes me Dortmundin, duke thënë se është duke shpresuar që Reus të jetë ‘i ndryshkur’ në përballjen e nesërme.

Sport

23/02/2015 20:42

Buffon është duke shpresuar që Reus të mos jetë në formë për takimin e nesërm, duke thënë se ai dëshiron që gjermani të jetë i  ndryshkur.

“Ne do të përballemi me njërën nga skuadrat më të mira në botë”, tha kapiteni i Juventusit në konferencë për shtyp para takimit.

“Ata mund të mposhtin secilën skuadër dhe ne kemi shumë respekt për ta. Pavarësisht sesi do të shkojë ndeshja, ne do të japim gjithçka që kemi”.

“Reus është një talent i shkëlqyer. Ai ka pasur një lëndim të gjatë dhe shpresoj se do të jetë i ndryshku për takimin e nesërm”, përfundoi Buffon.