Buffon ‘e vajton’ mungesën e Neymar para ndeshjes me Man Utd – Lajmi.net
Buffon ‘e vajton’ mungesën e Neymar para ndeshjes me Man Utd
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 21:00, 11 February 2019
Paris Saint Germain do ta ketë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, nesër kundër Manchester United.

Kampionët e Francës udhëtojnë në ‘Old Trafford’ për ndeshjen që është e vlefshme për fazën e 1/16-ës së finales, në Ligën e Kampionëve.

Për këtë ndeshje,  parisienët nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Edinson Cavani dhe Neymar.

E ky i fundit po del të jetë problemi kryesor, sipas portierit të PSG-së, Gianluigi Buffon.

“Mendoj se është një problem për ne” ka thënë Buffon për ‘CNN’, duke iu referuar mungesës së Neymar, transmeton lajmi.net.

“Nuk jam i sigurt nëse është problem i madh apo i vogël. Shpresoj të jetë një problem i vogël dhe që ne si skaudër do t’ia dalim pa të. Do të na jepte shumë vetëbesim dhe forcë” ka thënë legjenda italiane.

“Por, mund të them se pa një lojtar si Ney, do të jetë e vështirë, sepse në dy apo tre muajt e fundit ai ka qenë i shkëlqyer” ka thënë ndër të tjerash Gigi.

Buffon është në ndjekje të triumfit të tij të parë në Ligën e Kampionëve. Ai kishte dështuar disa herë në finale, sa ishte pjesë e Juventus. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO