Buffon e përfundon me fitore epokën e tij te Juventusi

Juventusi e ka përmbyllur me fitore sezonin 2017/2018 në Serie A.

Sport

19/05/2018 16:54

Skuadra kampione e Italisë, ka mposhtur 2:1 Hellas Verona, në ndeshjen ku iu dha edhe lamtumira portierit Gianluigi Buffon, që ka vendosur të largohet nga Juventus pas 17 viteve.

Rugani në minutën e 49’ dhe Pjanic në minutën e 52’, shënuan për fitoren e Juventusit.

Për mysafirët, golin e vetëm e shënoi Cerci në minutën e 76’.

Momenti kryesor i kësaj ndeshje, ishte minuta e 63’, kur trajneri Allegri zëvendësoi Buffonin, i cili u largua nga fusha me lot e duartrokitje./Lajmi.net/