Buffon: Disa prej golave që më ka shënuar Totti…

Gianluigi Buffon ka thënë fjalë të mëdha për Francesco Tottin.

Sport

23/05/2017 16:19

Legjenda e Juventusit ka folur rreth lamtumirës së ikonës së Romës.

“E di, jam një ndër viktimat e preferuara të Tottit”, deklaroi fillimisht Buffon, përcjellë “Lajmi.net”.

“Më ka shënuar shumë gola dhe disa prej tyre ishin aq të bukura, sa që nëse do t’i prisja, do të shkatërroja një kryevepër”, shtoi Buffon.

Përkundër rivalitet të madh mes dy klubeve, sidomos në vitet e fundit, Buffon dhe Totti kanë pasur gjithmonë paraqitje të shkqlyeshme. /Lajmi.net/