Buffon dëshiron të takohet me këto katër skuadra në L.K para se të pensionohet

Ky sezon mund të jetë i fundit për Gianluigi Buffonin.

Sport

25/08/2017 20:44

Portieri 39 vjeçar, mund të pensionohet nga futbolli pas kampionit botëror të vitit 2018.

Por para se të pensionohet, legjenda e Juventusit që këtë vit humbi finalen e Ligës së Kampionëve, dëshiron të luaj kundër katër skuadrave të mëdha në këtë garë.

“Duke luajtur në Ligën e Kampionëve, keni mundësinë të luani në disa nga stadiumet më emocionuese në Evropë”, ka deklaruar Buffon.

“Por ku fillon të bëhesh më i vjetër, e kupton se ndoshta disa gjëra nuk do t’i përjetoni përsëri”.

“Andaj dua ta provojë veten sërish në Bernabeu dhe Camp Nou, dua të luaj një tjetër mbrëmje të veçantë në Old Trafford, e dua të përjetoj atmosferën elektrizuese në Celtic Park edhe një herë”, ka shtuar ai, duke kërkuar përballje me Real Madridin, Barcelonën, Manchester Unitedin dhe Celticun./Lajmi.net/