Buffon – Bonucci, së bashku te top klubi nga Liga e Kampionëve?

Leonardo Bonucci ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain.

Sport

16/06/2018 10:11

Leonardo Bonucci mund të largohet nga Milan.

Kapiteni i “Rossonerëve” mund të nxirret në shitje për të përmirësuar bilancin financiar në klub.

Mediat italiane raportojnë se Bonucci ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain, përcjell “lajmi.net”.

Madje, klubi i pasur nga Parc des Princes ka një plan që së bashku me Bonuccin ta transferojë edhe shokun e tij, Gianluigi Buffon.

Portieri është larguar si futbollist i lirë nga Juventus dhe është duke vlerësuar ofertën për transferim në Paris. /Lajmi.net/