Buffon “bombardon” gjyqtarin kryesor pas ndeshjes

“Ekipi dha gjithçka, por një qenie njerëzore nuk mund të shkatërrojë ëndrra të tilla në fund të një rikthimi të jashtëzakonshëm për një incident të dyshimtë”.

Sport

11/04/2018 23:53

Gianluigi Buffon u shpreh thellësisht i dëshpëruar me gjyqtarin kryesor dhe penalltinë që e akordoi ai.

Sipas Buffon, ajo e Lucas Vazquez ishte një e dhjeta e penalltisë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ishte një e dhjeta e penaltisë. E di se çka ka parë gjqytari, ishte sigurisht një moment i dyshimtë”, deklaroi Buffon.

“Një incident i dyshimtë në minutën e 93-të kur kemi pasur një penalti të pastër të mohuar në ndeshjen e parë, nuk mund të akordohet një penalti e tillë në këtë pikë”.

“Ekipi dha gjithçka, por një qenie njerëzore nuk mund të shkatërrojë ëndrra të tilla në fund të një rikthimi të jashtëzakonshëm për një incident të dyshimtë”, shtoi ai. /Lajmi.net/