Buffon apo Ronaldo, ja çfarë do të ndodhë në finalen e Ligës së Kampionëve

Finalja e Ligës së Kampioneve të këtij sezoni mes Juventusit dhe Realit të Madridit do të jetë një betejë edhe për trofeun e “Topit të Artë”, pasi  në garë janë pikërisht Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon.

Sport

11/05/2017 12:25

Në një vit kur nuk ka aktivitete të skuadrave përfaqësuese, do të jetë pikërisht ky kompeticion që do të vendosë shumë përsa i përket çmimit individual më të lakmuar nga futbollistët.

Në historinë e “Topit të Artë”, vetëm në një rast ka rezultuar ta fitojë një portier dhe ai ishte Lev Yashin, “Merimanga e zezë” e Rusisë, në vitin 1963. Këtë vit është Buffon ai që do të pretendojë ta fitojë këtë trofe dhe suksesi në finalen e 3 qershorit në Kardif mund t’ia bëjë këtë dhuratë. Për më tepër, fitorja e “Topit të Artë” do të ishte edhe një shpërblim për karrierën e tij fantastike. Luan në Serinë A prej 21 vitesh, duke kaluar kuotën e 1000 ndeshjeve zyrtare. 150 ndeshje i ka luajtur në Kupat e Evropës, nga të cilat 101 në Ligën e Kampioneve, pa harruar këtu të përmendim edhe trofetë e fituar. Ajo që mbështet kandidaturën e Buffon është pikërisht “France Football”. E përjavshmja transalpine e ka përfshirë 39-vjeçarin në listën e rivalëve të mundshëm të Ronaldos, i cili nga ana e tij ka fituar 4 herë “Topin e Artë” dhe tani kërkon të pestin, për të barazuar rivalin e tij, Lionel Messin, transmeton “Top Channel”.

Dhe portugezi ka treguar se kur duhet të fitojë me çdo kusht një trofe kolektiv për të arritur tek ai individual, ia ka dalë gjithnjë mbanë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6