‘Buffit’ i vijnë nga Zvicra birrat me simbolin e shqiponjës

Aktori kosovar, Fatmir Spahiu sapo ka pranuar si dhuratë nga Zvicra, birrat me simbolin e shqiponjës.

ShowBiz

11/07/2018 14:48

”Birrat erdhën, falemnderit dhëndrrit nga Zvicra” ka shkruar ai pranë fotografisë, transmeton lajmi.net

Kujtojmë se menjëherë pas fitores së përfaqësueses zvicerane kundrejt Serbisë, lojë e cila u zhvillua në kuadër të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’, një kompani e birrës në Zvicër ka prezantuar shishen e re dhe ka habitur të gjithë.

Në të janë stampuar duart që bëjnë shqiponjën, simbol ky i shqiptarëve dhe shumë i komentuar pas përfundimit të ndeshjes me pretendimin se shqiptarët që dhanë gola nuk do të duhej të nxitnin inate politike./Lajmi.net/