Budvë, flamuri i Serbisë dhe i Kosovës rrinë pranë njëri-tjetrit (Foto)

Flamuri i Kosovës dhe ai i Serbisë janë vendosur në një tavolinë krejt afër njëri-tjetrit.

Lajme

11/09/2015 20:05

Në një fotografi që Tim Juhad e ka publikuar në Twitter, shihet ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, dhe Jadranka Joksimoviq – ministre për Integrime Evropiane e Serbisë. Ato janë të ulura afër njëra tjetrës, e ku secila afër i ka flamujt e shteteve që përfaqësojnë.

Ngjarja ka ndodhur sot, në një konferencë të ministrave të rajonit për integrime evropiane, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Judah në postimin e tij ka thënë se si ministrja Joksimoviq nuk është aq e gëzuar për shkak të flamurit të Kosovës, por gjithçka është në rregull, meqë konferenca ka vazhduar.

budve