Buburrecat sulmojnë Uruguain

Skuadra e Uruguait nuk fjeti rehat para ndeshjes së sotme me Kosta Rikën. Një numër i madh buburrecash depërtuan në dhomat e futbollistëve, e përfunduan edhe në shtretërit e tyre.

Sport

14/06/2014 18:05

Skuadra e Uruguait e pati të vështirë të flinte një natë para ndeshjes së parë në kuadër të Grupit D në Kampionatin botëror kundër Kosta Rikës.

Portieri Fernando Muslera publikoi një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Tëitter ku një numër i madh buburrecash gjenden në shtratin e tij.

“Shikoni se kush na ka zgjuar në ora 2 pas mesnatës. Nuk ka asgjë më të mirë se preparatet anti-alergjike”, shkroi Muslera.

Rasti ndodhi në mbrëmjen e fundit para ballafaqimit të Uruguait me Kosta Rikën.

Dhe, tani mbetet të shihet nëse buburrecat kanë bërë dëm të madh në ekipin e Uruguait sa që Luis Suarez me shokë të mos arrijnë të shënojnë fitore në duelin ku hyjnë si favorit për të marrë tri pikë.